Ish-diplomati, Blerim Canaj ka deklaruar se nëse flitet për një qeveri e cila do të zgjas një vit ajo është e përfunduar në mes Nismës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij Fatmir Limaj ka kërkuar Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Infrastrukturës si dhe Ministrinë e Arsimit.
Canaj ka shtuar se ka mundësi të krijohen edhe dy apo tri ministri të reja për të akomoduar persona të LVV-së të cilët sic ka thënë janë të pakënaqur.
“Nëse flitet për një qeveri e cila do të zgjas një vit ajo është e përfunduar në mes Nismës dhe LVV-së. Deri në këto momente që po flasim edhe dikasteret e di që janë të ndara. Deri në këtë moment që po flasim Ministria e Shëndetësisë, Ministria e infrastrukturës dhe Ministria e Arsimit është e Nismes. Me siguri do të krijohen edhe dy apo tri ministri të reja për të akomoduar personat e Lëvizjes Vetëvendosje për shkak se tash disa pakënaqësi janë nga persona të LVV-së”, ka thënë ai në Tëvë1.