17 C
New York
Saturday, May 31, 2025

Buy now

Canaj: Kurti të ndryshojë kandidatin ose t’i kërkojë koalicion PDK-së

- Advertisement -

Diplomati dhe profesori universitar, Blerim Canaj ka thënë se pas qëndrimit të Nismës për Kosovën se nuk ka vullnet që në këtë kohë të jetë pjesë e Qeverisë Kurti, ka thënë se kreu i Vetëvendosjes ka dy opsione,ndërrimin e kandidatit për kryetar Kuvendit ose ftesë PDK-së për bashkëqeverisje.

Ndonëse ka thënë se ka qenë skeptik i një koalicioni LVV- PDK, sipas tij situata aktuale dhe interesi i vendit e kërkon një zgjidhje.

“Kam qenë gjithmonë skeptik, por tash është në interes të vendit. Albin Kurti i ka dy opsione ose ta ndërrojë kandidatin për kryeparlamentar dhe ta qes Fatmir Limaj ose ta thërras PDK-në dhe t’i bisedojë temat për një koalicion të mundshëm”, ka thënë Canaj në Tëvë1.

Canaj ka komentuar edhe qëndrimin e Fatmir Limajt dhe partisë së tij, që për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje të marrë postin e kryetarit të Kuvendit dhe mos të pranojë të jetë pjesë e Qeverisë Kurti3.

Ai ka thënë se këtë veprim me gjasë Limaj e ka bërë nga frika se mund të tradhtohet nga Kurti.

Canaj në emisionin “InfoNata”, ka thënë se kreu i Nismës nuk dëshiron të rrezikojë ashtu siç bëri LDK-ja.

“Z.Limaj e kërkon pozitë e kryetarit të Parlamentit pikërisht për shkak të një garancie të mos tradhtohet nga Kurti dhe LVV, për shkak se Kurti si kryeministër mund t’i shkarkojë ministrat, por jo kryetarin e Parlamentit. Në këtë rast po vërehet shumë qartë se z.Limaj nuk dëshiron të rrezikojë sikurse që ka bërë LDK-ja”, ka thënë Canaj.

Të ngjashme

Të fundit