Analisti Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është ”kryeministrin më frikacak në historinë e re të Kosovës” përsa i përket marrjes së vendimeve.
Canaj shtoi se kjo mungesë guximi nuk është vetëm problem i Kurtit, por edhe i një pjese të opozitës, duke bërë dallimin me figura politike si Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.
“Albin Kurti është deri më tani në historinë e re të Kosovës kryeministri më frikacak në marrjen e vendimeve. Për katër vite e kemi provuar, por tani po bindem se edhe brenda opozitës kemi ekskluzivisht shumë frikacakë në marrjen e vendimeve. E di që nuk tuten Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj,” tha Canaj.