24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Canaj: Kosova dhe ShBA-ja duhet të funksionojnë si partnere

- Advertisement -

Ish-diplomati Blerim Canaj,  ka thënë se deklarata e ambasadorit Jeffrey Hovenier nuk është nxitje po kujdes, pasi sipas tij, ShBA-të e shohin Kosovën si partnerë.

“Nuk është nxitje është kujdes. Jo nxitje, për shkak se nuk e besoj që SHBA-ve, apo të ishte ne interesin e tyre që një produkt i saj të shuhet. Thjesht e shoh që sikur SHBA-të na shohin si partnerë dhe në situata të caktuar duhet të funksionojmë si partnerë”, ka than Canaj.

E sa i përket Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Canaj ka theksuar se është kjo çështje është trumbetuar shumë nga Qeveria dhe kështu i është dhënë shkak ta politizojë çështjen e dinarit.

“Sikur Qeveria jonë të mos kishte masa dhe të kishe qasje edhe të komunikimit, ndoshta, do ta bënë më herët më të qartë këtë punë dhe ndoshta do të bëhet hap pas hapi, si hap i pavrejtshëm. Do të zgjidhej kjo çështje. Disa gjëra nuk ka nevojë edhe të zmadhohen saqë shume në publik, sikur që është bërë tani kjo çështje e dinarit. Prandaj edhe e përmenda çështjen e konsumit të brendshëm politik. Është pritur që do të ndodhë pasi ne i kemi dhënë një farë shkasi Serbisë që ta politizojë këtë çështje. Tash jemi në mesin e një dialogu dhe mesin e disa problemeve dhe paraqitet si e tillë nga pjesa serbe”, ka thënë Canaj në “FIVE”.

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës ndër të tjera ka të bëjë me ndalimin e dinarit, gjë për të cilën është nuk është kritikuar nga vendet Bashkimi Evropian dhe ShBA-të.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit