Në prag të seancës konstituive të Kuvendit që pritet të mbahet nesër, analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka thënë se nesër nuk pret që të ndodhë diçka.
Duke e përshkruar situatën aktuale politike, Canaj tha se më nuk mund të konsiderohet si krizë politike, por si një bllokadë shtetërore të shkaktuar nga vetë ata që morën besimin e qytetarëve.
Sipas tij, askush nuk po kërkon bashkëpunim me Listën Serbe, por ekziston një nevojë urgjente për të zhbllokuar institucionet dhe për të rivendosur funksionalitetin shtetëror.