16.4 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

Canaj: Jemi në bllokadë shtetërore, nuk po kërkohet bashkëpunim me Listën Serbe

- Advertisement -

Në prag të seancës konstituive të Kuvendit që pritet të mbahet nesër, analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka thënë se nesër nuk pret që të ndodhë diçka.

Duke e përshkruar situatën aktuale politike, Canaj tha se më nuk mund të konsiderohet si krizë politike, por si një bllokadë shtetërore të shkaktuar nga vetë ata që morën besimin e qytetarëve.

Sipas tij, askush nuk po kërkon bashkëpunim me Listën Serbe, por ekziston një nevojë urgjente për të zhbllokuar institucionet dhe për të rivendosur funksionalitetin shtetëror.

“Askush nuk po kërkon të bashkëpunohet me Listën Serbe, por po kërkohet që të dalim nga kjo bllokadë shtetërore. Nuk jemi më në krizë politike, por në bllokadë shtetërore. Këtë bllokadë e kanë sjellë këta njerëz që i kemi votuar. Nesër nuk pres që të ndodhë diçka,” tha Canaj.

Të ngjashme

Të fundit