7.7 C
New York
Thursday, January 8, 2026

Buy now

Canaj: Familja Jashari nuk ka nevoj të vihet te posti i presidentit

- Advertisement -

Analisti Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, për futjen e ndonjë familjari të familjes Jashari në postin e presidentit tha se  e njëjta nuk duhet të vihet tek ky post.

Ai ndër të tjera hodhi kritika ndaj partive politike për keqpërdorimin e emrave të një familje për keqpërdorim politikisht.

”Unë mendoj që Kulla e Jasharve dhe familjeve heroike duhet të jetë pak mbi edhe presidentit, nuk ka nevoj familja Jasharaj që të vihet te posti i presidentit përderisa qëndron mbi në sytë e secilit qytetarë dhe për këtë arsyje po them se për keqardhje kur i sheh politikanët të cilët gjithmonë mundohen që sakrificën e një familje dhe emrin e një familje ndoshta më të rëndësishme në Kosovë ta keqpërdorin politikisht, kjo është për keqardhje. Nuk ka nevoj që familja Jasharaj që mirret si shenja jonë kryesore, nacionale si familje të fusë njerëz të saj përshkak se e kemi vrejtë që politika në Kosovë njerëzit i degradon dhe aq më keq kur bëhet vegël e një politikani”, theksoi ai.

Të ngjashme

Të fundit