Analisti politik, Blerim Canaj gjatë diskutimit për propozimi të kandidatëve në Komunat e ndryshme ka treguar se Bedri Hamza kryetari aktual i Komunës së Mitrovicës mund të mos kandidoj këtë vitë përkryetar në këtë Komunën.
“Ka qenë e pritshme por se që a do të ndodh kjo apo jo presim të shohim sepse sa e di unë duhet dakordimi edhe me partitë e tjera politike. Nga disa informata që kam unë e dijë që Bedri Hamza ja ka bërë të ditur partisë së vetë që nuk do të kandidojë për Mitrovicë por presim të shohim por nuk është definitive por në një takim e ka përmendua këtë”, ka thënë Canaj.
Tutje ai theksoj se më këtë situat nëse Hamza nuk konkurron,PDK-ja humbë Mitrovicën.
“Duhet të thënë diçka në disa komuna PDK-ja me siguri do ti humb, në qoftëse nuk kandidon Bedri Hamza për kryetar në Mitrovicë, PDK-ja do ta humb atë”, ka përfunduar Canaj.