Analisti politik, Blerim Canaj, në ”Click” të RTV21 ka komentuar ndikimin e diasporës në zgjedhjet lokale, duke ndarë dallimet mes rajoneve. Ai tha se diaspora e Gjilanit është më e afërt me VV-në, ndërsa ajo e Mitrovicës, Skenderajt dhe Vushtrrisë më shumë e orientuar kah PDK-ja.
“Diaspora e Gjilanit është më e orientuar nga Vetëvendosje. Ndërsa diaspora e Mitrovicës, Skenderajt e Vushtrrisë është më afër PDK-së. Arian Tahiri në balotazh fiton pikë,” tha Canaj.