25.8 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

Canaj akuzon Qeverinë në detyrë: Subvencionet për studentët në kohë fushate janë shkelje ligjore

- Advertisement -

Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka marrë vendim se nga 100 euro t’i ndahen çdo studenti të Republikës së Kosovës.

Për këtë, diplomati, Blerim Canaj ka akuzuar qeverinë në detyrë për vendimin e subvencionimeve për studentët, ku sipas tij këto vendime janë bërë në kohë fushate.

Sipas Canaj, Kurti edhe në zgjedhjet e parakohshme ka subvencionuar nënat, studentët dhe të rinjtë, që sipas tij, kjo është që ai t’i arrijë votat e mjaftueshme.

Madje, ai ka thënë se këtë çështje duhet ta merr parasysh Prokuroria, ngase sipas tij, kjo është një shkelje e ligjit.

“E para është blerje votash, nuk e di sa ka të drejtë një ministër të shpërndaj paratë e shtetit për shkak se ai nuk është ministër, para çdo palë zgjedhjeve siç ka ndodhur më herët, gjithmonë Kurti pak para zgjedhjesh është munduar që t’i subvencionojë nënat, studentët, të rinjtë vetëm që disi të arrijë deri të vota. Në anën tjetër po duket se LVV nuk është disi në situatë të favorshme së paku deri më tani në këto zgjedhje komunale, natyrisht tani e shfrytëzon gjithçka që i ofron shteti që vetëm e vetëm ai të arrijë që ta mbajë këtë pozicion politik të cilin e ka, për mua kjo është çështje e prokurorisë shpërndarja e parasë e shtetit ashtu, duke mos pasur asnjë të drejtë duke shkelur të gjitha ligjet natyrisht që Prokuroria duhet t’i hap sytë dhe të shoh çka po ndodhë këtu”, ka deklaruar Canaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Të ngjashme

Të fundit