22.7 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Cana për Bislimin: Po e vendos Kosovën në nivelin e shteteve joserioze – po e dëmton imazhin

- Advertisement -

Ish-diplomati Edon Cana në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli në lidhje me atë se a ka legjitimitet Besnik Bislimi të dialogojë në Bruksel.

Ai u shpreh se Bislimi nuk ka legjitimitet për një gjë të tillë dhe se ai po e vendos Kosovën në nivelin e shteteve joserioze.

Cana tha gjithashtu se ai është edhe duke e dëmtuar imazhin e Kosovës.

“Mund të them që përtej faktit që nuk ka legjitimitet, mendoj që sikurse në të kaluarën edhe sot, Bislimi është duke e vendosur Kosovën në nivelin e shteteve joserioze, pra duke e dëmtuar imazhin e Republikës së Kosovës, sepse edhe për vet Bashkimin Evropian, ata i kanë informatat se çfarë po ndodh në Kosovë dhe mendoj që përtej përgjegjësisë politike, mendoj që ky është një dëmtin i Republikës së Kosovës”.

“Sot Kosova është në një kolaps, përtej kolapsin diplomatik është në kolaps ekonomik, është në kolaps total dhe besoj që fatkeqësisht pasojat populli i Kosovës do t’i paguajë më vite të tëra, pasiqë kjo ka një efekt komulativ, i cili do të prodhojë rezultatet negative”, u shpreh tutje Cana.

Të ngjashme

Të fundit