15.9 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Cana: Kurrë raporte më të këqija me ShBA-në s’kemi pasur

- Advertisement -

Edon Cana, ish-ambasador i Kosovës në Bullgari, ka thënë se vendi ynë s’ka pasur kurrë raporte më të këqija me ShBA-në.

Në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosova, ai tha se ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, u detyrua të dalë në konferencë të jashtëzakonshme për media për të demantuar qeverinë se raportet mes dy qeverive janë në rregull.

“Nuk mund të flas në emër të ShBA-së, por mund të interpretoj atë çka ka deklaruar Ambasadori Hovenier, pasi si duket ishte i detyruar për shkak të propagandës qeveritare kinse raportet janë të relaksuara pas deklarimit të O’Brien, të dalë në konferencë e të thotë se qeveria po gënjen se raportet janë në rregull. Pra (raportet) janë në një fazë kritike dhe alarmante. Mund të them se raporte më të këqija (me ShBA-në, shën.red.) nuk ka pasur Kosova që nga çlirimi, dhe kjo vjen si rezultat jo i një veprimi, por i një trajektoreje politike e cila e përjashtoi Kosovën nga ‘Defender’. Pra një nga goditjet më të rënda që i ka ndodhur Kosovës në aspektin e avancimit të sigurisë. Është trajektore politike, nuk ka të bëjë me një vendim”.

“Të njëjtën bisedë e kemi pasur për targa, dhe të njëjtin gabim e kemi bërë si Republikë. Sot Kosova në veri ka më pak sovranitet, siguri më pak, kontroll më pak, edhe përkundër deklarimeve bombastike…”, tha ish-ambasadori Cana.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit