1.4 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Cameron Diaz flet për rikthimin në sheshxhirim: “Dikur ndihesha e pambrojtur nga kolegët”

- Advertisement -

Aktorja Cameron Diaz është rikthyer pas shumë vitesh shkëputjeje në sheshxhirim, ku së fundmi ka ndajë detaje mbi këtë përvojë dhe ka bërë një krahasim mes industrisë së kësaj periudhe dhe asaj industrie nga e cila ajo u largua.

Cameron Diaz ka treguar se ajo përballej rregullisht me sjellje të papërshtatshme nga kolegët përpara se të tërhiqej nga aktrimi në vitin 2014.

Ylli i “Back in Action” foli për mungesën e “sigurisë” që ajo ndjeu më përgjatë karrierës së saj gjatë një interviste në “Skip Intro” të Netflix që u transmetua disa ditë më parë.

“Niveli i sigurisë dhe mbrojtjes që ndjeva si grua tani në xhirime nuk e kisha ndjerë kurrë më parë,” i tha Diaz prezantueses Krista Smith. “Industria është kaq ndryshe tani. Dua të them që lëvizja #MeToo ndryshoi gjithçka. Është e dukshme”.

Duke krahasuar përvojën e saj në “Back in Action”, filmi i parë i Diaz që nga “Annie” i vitit 2014, me projektet e tjera në të cilat ajo ka qenë e përfshirë, aktorja tha se gjërat nuk janë më si dikur.

“Kurrë gjatë gjithë karrierës sime departamenti i Burimeve Njerëzore nuk ka folur për atë që është e përshtatshme dhe çfarë është sjellje e papërshtatshme, apo një linjë telefonike, si ajo që ka Netflix, për të telefonuar në mënyrë anonime dhe për të raportuar çdo problem që mund të lindë në punë me të cilën nuk ndjeheni rehat”. “Kjo është e mahnitshme.”

“#MeToo u krijua disa vite pasi ndalova së bëri filma,” vazhdoi Diaz, e cila filloi karrierën e saj si modele përpara se të luante në krahë të Jim Carrey në filmin “The Mask” të vitit 1994.

Cameron Diaz flet për rikthimin në sheshxhirim: “Dikur ndihesha

Siç tha ajo, “brezi i grave në Hollywood në atë kohë ishte mësuar të ecnin në një “litar të hollë”. Por kur ecni mirë në litarin e hollë dhe keni sukses, mund të arrini gjithçka. Ka një lloj fuqizimi. Por, në thelb, është një ndjenjë e rreme fuqizimi, sepse ajo që po bëni në të vërtetë është të shmangni të pashmangshmen, e cila në çdo moment po shtypet nga diçka më e madhe se ju.”

Megjithatë, aktorja shtoi se tani edhe gratë dhe vajzat janë në një fushë loje më të barabartë se dikur, duke e konsideruar si një hap të fuqishëm.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit