Francesco Camarda pas debutimit historik në Serie A, do të nënshkruajë kontratën e parë profesionale me Milanin.
Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Camarda do firmos ujdinë në mars të vitit të ardhshëm, kur t’i mbush 16 vjeç.
Pavarësisht interesimit të Borussia Dortmundit dhe shumë klubeve të tjera, Camarda dëshiron që të luaj për Milanin.
Sulmuesi i lindur në vitin 2008 u bë lojtari më i ri që debuton në Serie A, në vikendin e kaluar ndaj Fiorentinas.