5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Camaj thotë se Qeveria me vendime populiste e ka zbehur besimin e aleatëve ndaj Kosovës

- Advertisement -

Ish-diplomati, Blerim Camaj, tha se besimi i shteteve aleate të Kosovës është zbehur gjatë dy-tri viteve të fundit.

Sipas tij, kjo ka ndodh për shkak të moskoordinimit të Qeverisë së Kosovës me aleatët ndërkombëtarë si dhe disa vendimeve siç i ka quajtur Camaj, populiste.

“Edhe si partner e kemi humb gogja besimin në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Kanë ndodhur disa çështje gjatë 2-3 viteve të fundit të cilat e kanë zbehur besimin në partneritet dhe tani po e vërejmë shpeshherë SHBA por edhe Gjermania e shtetet tjera që ne i kemi konsideruar partnere strategjike deri më tani, shumë çështje bëhen si me vetiniciativë. Diskutimet që bëhen me Qeverinë tonë janë ato: A po i përfundoni obligimet? por nuk e di që ka diçka një ndërmarrje të përbashkët. Pastaj provokimet, të cilat, që mund të themi se me të drejtë ka vepruar qeveria jonë me të drejtën e saj por shpeshherë janë lexuar si provokime nga partnerët tanë, kjo pastaj e ka zbehur atë besimin dhe gjithmonë çka po shohim kam përshtypjen që kur ndërmerren hapa të caktuar nga partnerët tanë më shumë duket si një vetiniciativë se sa një koordinim me qeverinë tonë”, tha Camaj.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Camaj tha se vendimet e Qeverisë më shumë kanë qenë për konsum të brendshëm.

“Dhe kur nuk ekziston kjo, natyrisht pastaj se, dikush duhet t’ua qet në mend atyre, pritni se situata është e tillë, mirëpo deri më tani ne kemi pas raste shembull që janë marrë disa vendime populiste dhe madje kemi pas rast që edhe janë lutur qeveria jonë që të shtyj vendimet, jo mos t’i merr, por t’i shtyjë, por për shkak të konsumit të brendshëm kanë vazhduar me atë çështje. Nuk i kanë dëgjuar aleatët për konsum të brendshëm”, u shpreh Camaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit