1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Camaj: Me rastin e fundit kemi mësuar se Serbia ka qenë dhe do të jetë “mollë sherri”

- Advertisement -

Pashko Camaj nga Federata Panshqiptare “Vatra” në “Edicionin Special” në Klan Kosova, duke folur për rastin e fundit në veri të vendit, tha se nuk dyshon që Amerika e ka pasur të qartë që nga fillimi situatën.

Ai u shpreh se me këtë rast është mësuar se Serbia ka qenë dhe do të jetë “mollë sherri”, përcjell Klankosova.tv.

“Unë nuk dyshoj se Amerika nuk e ka pasur të qartë që nga fillimi, e dinë shumë mirë situatën, janë shumë mirë të informuar rreth situatës ,ndoshta ndryshojnë diskutimet, mënyra , mekanizmat e diskutimeve që bëhen, por Amerika gjithmonë e ka pasur të ditur, nuk ka pasur asnjë dyshim në rrjedhat atje se kush është ai që ka qenë problematik në rajon, jo vetëm për Kosovën por për mbarë ish-Jugosllavinë të them”.

“Në rastin e fundit ne kemi mësuar atë cka kemi ditur gjithë kohën, që “molla e sherrit” përherë ka qenë dhe do të jetë Serbia, deri në një përfundim më konkret”, u shpreh tutje ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit