16.6 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Camaj: Aktet e njëanshme të Qeverisë Kurti, vënë në testim marrëdhëniet me ShBA-të

- Advertisement -

Sekretari i Federatës Panshqiptare Vatra, Pashko Camaj ka thënë se një akt i njëanshëm i Qeverisë Kurti, vë në testim marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Kosovës.

Po ashtu, Camaj në Edicionin Special të Klan Kosova, tha se këto veprime të fundit nga ana e qeverisë, janë shqetësuese.

“Aktivitet e fundit janë pak shqetësuese si për komunitetin këtu, si për neve komunitetin atje shqiptarë, për Federatën Vatra natyrisht. Ne i shikojmë këto si një shqetësim që i largon nga realiteti, fokuson fokusin e problemeve që janë jetike, që ti quaj ndoshta ekzistenciale për këtë vend dhe ndoshta për rajonin. Deklaratat nga ana e amerikanëve janë pak shqetësuese, ku fjalët që janë i janë thënë qeverisë, pothuajse të njëjtat na u thanë edhe neve. Një akt unilateral i Qeverisë Kurti, apo çdo qeverie në Kosovë, e vë në testim marrëdhëniet e veçantë”, u shpreh Camaj.

Tutje, Camaj tha se është e rrugës që qeveria të jetë në koordinim me aleatët e vet, transmeton Klankosova.tv.

“Vlerësimi ynë nga fillimi ka qenë që të gjitha aktivitet që zhvillohen nga Qeveria e Kosovës, të bëhen në koordinim me aleatët tanë, e në veçanti në koordinim më Shtetet e Bashkuara, dhe besojmë se kjo është e vetmja mënyrë që të ecet përpara më një siguri që ne e presim si komb, si popull, ku Shtetet e Bashkuara janë garantues të sigurisë tonë”.

“Vlerësojmë se është e nevojshme që të koordinohen, që të jenë në vijë së bashku, e në veçanti me ShBA-në”, tha Camaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit