Dj i njohur Calvin Harris dhe e fejuara e tij Vick Hope thuhet se do të martohen këtë vit në një ceremoni private.
39-vjeçari i propozoi për fejesë prezantueses së BBC Radio 1, majin e kaluar, vetëm pesë muaj pas lidhjes së tyre.
Tani përflitet se çifti po bëjnë planet për ditën e dasmës këtë vit.
“Calvin dhe Vick e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre larg syrit të publikut në pjesën më të madhe të kohës. Kjo është arsyeja pse ata duan që dasma të jetë sa më private dhe e thjeshtë”, thotë një burim pranë çiftit për gazetën britanike The Sun.
Krahas karrierës së suksesshme si DJ Harris pushtoi mediat ndërkombëtare për shkak edhe të lidhjeve të tij të dashurisë me emra të njohur të muzikës si e tij me Taylor Swift, Ellie Goulding dhe Rita Ora.