Calvin Harris ka akuzuar ish-këshilltarin e tij financiar se i ka vjedhur 22.5 milionë dollarë për të financuar një projekt zhvillimi të pasurive të paluajtshme në Hollywood.
DJ skocez, 41 vjeç, ka pretenduar se Thomas St. John dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë përfituar ‘sistemikisht’ prej tij, sipas një ankese të paraqitur të premten në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë.
Aty, ai akuzon këshilltarin e tij financiar se e ka detyruar për 13 vjet që të ndajë paratë e tij për të financuar Kampusin Kulturor CMNTY, një zhvillim në Kaliforni, që do të përfshinte studio regjistrimi, sallone për artistë dhe hapësira zyrash.
Sipas lëndës, krijuesi i shumë hiteve investoi gjithsej 22.5 milionë dollarë në projekt, në dy pjesë – një kredi prej 10 milionë dollarësh dhe një investim në kapital prej 12.5 milionë dollarësh.