18.2 C
New York
Friday, September 12, 2025

Buy now

Callum Turner flet për lidhjen me Dua Lipën: Dua të jemi bashkë përgjithmonë

- Advertisement -

Callum Turner dhe Dua Lipa po e shijojnë në maksimum romancën e tyre.

Aktori britanik, 35-vjeçar, kishte një përgjigje të thjeshtë kur u pyet për planet e tij të ardhshme me këngëtaren 30-vjeçare të hitit “New Rules”.

Duke folur për Etalk, Turner tha se shpreson të jetë me Lipën “thjesht përgjithmonë”.

 Dua Lipa dhe Callum Turner

Intervistuesi iu përgjigj: “Kjo është gjithçka që duhet të dimë” dhe aktori i serialit “Masters of the Air” shtoi: “Kjo është e vërtetë”.

Dua dhe Callum nisën lidhjen në janar 2024. Thashethemet për fejesën nisën të qarkullonin në dhjetor të atij viti, kur këngëtarja publikoi disa foto ku mbante një unazë diamanti.

Megjithatë, ajo nuk e konfirmoi fejesën deri në një intervistë për British Vogue në qershor.

“Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese”, theksoi bukuroshja shqiptare. “Ky vendim për të u rritur bashkë, për të parë një jetë përpara dhe për të qenë, thjesht, miqtë më të mirë përgjithmonë është një ndjenjë shumë e veçantë”.

 Dua Lipa dhe Callum

Muajin e kaluar, Lipa foli për përvojën e saj me dashurinë në një intervistë për kopertinën e Harper’s BAZAAR.

“E dua dashurinë. Është diçka e bukur. Është shumë frymëzuese. E gjen veten duke rënë vazhdimisht, intensivisht, në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ndër tjerash ajo.

Këngëtarja e “Training Season” shtoi se dëshiron të flasë më hapur për marrëdhënien e saj, por shpesh zgjedh ta mbajë jetën private të mbrojtur.

Në qershor, një burim i tha revistës People se çifti po e shijon periudhën e fejesës dhe nuk ka nxitim për t’u martuar. 

Të ngjashme

Të fundit