Riccardo Calafiori te Arsenali është punë e kryer.
Mbrojtësi italian do të udhëtojë sot nga Italia drejt Londrës, raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Ai do të udhëtojë sot për pjesën e parë të testeve mjekësore në Londër.
Më pas, ai pritet që t’i bashkohet skuadrës së Mikel Artetas në turneun para-sezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Calafiori shkëlqeu me Bolognan gjatë sezonit të kaluar, kurse ishte fantastik edhe me Italinë në fazën e grupeve në Euro 2024.