8.5 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

Caktoi 28 dhjetorin si datë për zgjedhje, Musliu-Osmanit: E nxore sheshit që je kokë e këmbë nën urdhërat e Dejonës

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kjo datë ishte data që propozoi si të duhur, edhe Kryetari i VV-së, Albin Kurti në takimin që pati Osmani me krerët e partive politike.

Lidhur me vendimin e Presidentes Osmani ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ajo ka thënë se sot Presidentja Osmani e nxori sheshit se është kokë e këmbë nën urdhërat e Dejona Mihali.

“Vazhdimisht kemi pasur të drejtë. Sot përfundimisht e nxore sheshit që je këmbë e kokë nën urdhërat e Dejones. Presidente e Dejones”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit