Nacionale nga burimet e saj në Ministrinë e Financave ka kuptuar se në këtë pozitë është caktuar Xhevat Zejnullahu.
Ky veprim i ministrit Murati ka zhbllokuar edhe procesin e ekzekutimit të pagave për zyrtarët publikë.
Gazeta ka kuptuar se sot gjatë ditës do të bëhet ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë
Sipas Ligjit për Pagat, Thesari dje është dashur ta bëj ekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë. Por, për shkak se ushtruesit të detyrës së Thesarit i kishte kaluar mandati, nuk ka mundur të bëhet ekzekutimi i pagave.
Ministria e Punëve të Brendshme, dje pas orës 15:00 kishte lëshuar një opinion ligjor, ku tregohej se si duhet të veprohej me çështjen e pagave dhe me çështjen e ushtrueseve të detyrave.
“Si rrjedhojë, mungesa e zyrtarëve në këto pozita të kategorisë së lartë drejtuese por jo vetëm, do të rezultonte në pamundësi të menaxhimit dhe drejtimit të veprimtarisë administrative të institucionit dhe si rrjedhojë në mosfunksionim të institucioneve kyçe shtetërore. Mosfunksionimi i institucioneve do të kishte efekt të madh jo për zyrtarët e punësuar në këto institucione, por edhe për qytetarët të cilat pranojnë shërbime nga këto institucione, duke filluar nga shërbimet e gjendjes civile, shëndetësisë, mbështetjes financiare, skemave sociale, lejeve dhe licencave që lëshohen nga institucionet publike e shumë shërbime tjera. Pra, mungesa e zyrtarëve që do të marrin vendime në këto kategori do të rezultojë në bllokim të institucioneve dhe në kufizim të të drejtave të qytetarëve për qasje në shërbimet që institucionet publike janë të obliguara të ofrojnë.”, është thënë në këtë opinion ligjor, që e kishte siguruar gazeta.
Tutje, aty konstatohet se zyrtarët edhe pse kanë tejkaluar afatin ligjor të ushtrimit të mandatit të tyre, duhet ta vazhdojnë mandatin, sepse dëmi do të ishte i madh nëse mandati i tyre do të ndërpritej.
“Andaj, vazhdimi i ushtrimit të detyrave të parashikuara në këto pozita është kruciale për vazhdimësinë institucionale dhe ruajtjen e shërbimeve publike, duke siguruar që funksionet thelbësore të shtetit të mos ndalen për shkak të kufizimeve ligjore, vonesave administrative ose çështjeve të tjera që mund të çojnë në mos funksionim të institucioneve.” – thuhet tutje aty.
Ndryshe, Neni 35 i Ligji për Zyrtarët Publik tregon se askush nuk mund të caktohet ushtrues detyre më shumë se një vit.
“Zyrtarja/i publik nuk mund të caktohet si ushtruese/i detyre më gjatë se gjashtë (6) muaj. Kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë (6) mujor, ky afat mund të zgjas më së shumti edhe për gjashtë (6) muaj të tjerë”, thuhet në paragrafin 3 të këtij ligji.
Më tej, në paragrafin vijuese të këtij neni tregohet se duhet të respektohet paragrafi 3.
“Pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre për më gjatë se afati i përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni”, është thënë në paragrafin 4 të nenit 25.
Kurse, në paragrafin 5 thuhet se çdo vendim i ushtruesit të detyrës pas kalimit të afatit të përcaktuar në paragrafin 3 është i paligjshëm.
“5. Çdo vendim i marrë nga ushtruesja/i i detyrës, pas kalimit të afatit të përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni, është i paligjshëm.”, thuhet në paragrafin 5.
Mosekzekutimi i pagave ka nxitur reagime të ashpra ndaj Qeverisë Kurti.
Opozita dhe shoqëria civile kanë thënë se më ketë veprim Qeveria Kurti ka treguar papërgjegjësi.
Ndërkohë Qeveria Kurti është kritikuar vazhdimisht se operon me ushtrues detyre në shumë institucione. Duke shkaktuar kështu