Seanca për formimin e Qeverisë së re, është caktuar të mbahet nesër, në ditën e fundit të afatit 15-ditor për ta mbyllur këtë proces.
Klan Kosova ka mësuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhen në orën 14:00.
Por, paraprakisht, do të mbahet seanca për buxhetin e Republikës, duke filluar nga ora 11:00, raporton Klankosova.tv
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, është caktuar mandatar dhe akoma nuk dieht nëse partia e tij ka mbledhur votat.






