1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Caktohet një muaj paraburgim për personin që dyshohet se shpërndau numra telefonik në grupin “Albkings”

- Advertisement -

Është caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit V.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ngacmim.

Kështu ka vendosur Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë,

Sipas njoftimit, V.A. nga data 6 maj 2024 në vazhdimësi ka ngacmuar qëllimisht duke u shkaktuar shqetësim emocional të dëmtuarave A.Th-M dhe A.A, duke shpërndarë numrat e telefonave të tyre në grupin e quajtur “Albkings” në aplikacionin Telegram.

Anëtarët e këtij grupi më pas kishin filluar t`i kontaktonin të njëjtat përmes telefonave të tyre si dhe aplikacioneve të ndryshme në internet, duke kërkuar nga të dëmtuarat takime dhe favore.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se i njëjti ngjashëm ka vepruar edhe ndaj personave tjerë, duke shpërndarë të dhëna e numra telefoni në këtë grup, fotografi të ndryshme në forma dhe përmbajtje degraduese për vajza dhe gra, duke etiketuar dhe fyer me terma nënçmuese, e që të njëjtave iu ka shkaktuar shqetësim emocional.” – thuhet në njoftim.

Më 18 prill, njëri nga administruesit e “AlbKings”, Edin Nevzati, shtetas nga Shqipëria, u arrestua nga policia dhe ndaj tij Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi masën një muaj paraburgim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit