11.2 C
New York
Thursday, November 6, 2025

Buy now

Caktohen gjyqtarët për javën e 13-të, mungojnë Nuza e Kastrati

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës ka zbuluar emrat e gjyqtarëve të përcaktuar për ndeshjet e javës së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Përveç ndeshjes së shtyrë, Drita – Prishtina, në katër duelet e tjera, janë përcaktuar gjyqtarët, por që mungojnë dy emra të gjyqtarëve më të mirë të viteve të fundit, Genc Nuza dhe Visar Kastrati, të cilët u përfshinë në ndeshjet kontroverse të javëve të fundit. Visar Kastrati është kthyer, por jo si gjyqtar kryesor. Ai do të jetë në VAR në sfidën mes Llapit dhe Prishtinës së Re.

Kështu në ndeshjen kryesoret javës, Drenica – Ballkani të shtunën në Skenderaj, drejtësinë do ta ndajë, Mentor Ajeti gjyqtar kryesor, derisa në Llapi – Prishtina e Re, që luhet po të shtunën, Dardan Çaka është gjyqtari kryesor.

Në dy ndeshjet e së dielës, drejtësinë do ta ndajnë, Gramos Shala në përballjen, Ferizaj – Dukagjini, derisa Alban Shala është arbitër te dueli Malisheva – Gjilani.

Të ngjashme

Të fundit