Janë caktuar sot përmes shortit gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 24-t të Superligës së futbollit.
Derbin e madh të ligës elitare mes Dritës dhe Ballkanit do ta drejtojë gjyqtari Bardh Ajeti, i asistuar nga Edmond Zeqiri, Zgjim Rrahimi e Dylon Brahimi, ndërsa në dhomën e VAR-it do të qëndrojnë Genc Nuza dhe Lumturije Muhadri.
Në ndeshjen Ferizaj – Llapi, kryesor do të jetë Ilir Mehmeti, kurse në sfidën mes Prishtinës dhe Dukagjinit u caktua Kujtim Krasniqi si kryesor, shkruan “Gazeta Express”.
Mentor Ajeti do ta drejtojë lojën Malisheva – Gjilani, kurse Egzon Dakaj sfidën mes Suharekës dhe Feronikelit.
Dy ndeshje do të luhen të martën, dy të tjera të mërkurën dhe një të enjten.