13 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Caktohen datat e ndeshjeve gjysëmfinaliste të Champions League

- Advertisement -
Të marten e të mërkuren janë zhvilluar ndeshjet e dyta çerekfinaliste të Champions League, ku janë mësuar edhe skuadrat gjysëmfinaliste.

Arsenal, Barcelona, Inter dhe PSG do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm evropian, shkruan IndeksOnline.

Barcelona do të përballet në gjysëmfinale me Interin, derisa Arsenali do të ketë punë me PSG-në.

UEFA tashmë ka publikuar datat e sakta të ndeshjeve gjysëmfinaliste.

Të marten e 29 prillit, në ”Emirates Stadium” zhvillohet ndeshja Arsenal – PSG.

Një ditë më vonë, me 30 prill, Barcelona do të jetë nikoqire e Interit, ndeshje e cila zhvillohet në ”Estadi Olímpic Lluís Companys”.

Në ndeshjet e kthimit, me 6 maj Interi e pret Barcelonën në ”Guiseppe Meazza”, derisa në ”Parc des Prince”, me 7 maj zhvillohet ndeshja mes PSG-së dhe Arsenalit./IndeksOnline/

 

Të ngjashme

Të fundit