Është caktuar Trupi Gjykues që do të trajtojë rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Katër gjyqtarët që do të merren me rastin janë: Charles Smith, Christoph Barthe, Guenael Metraux dhe Fergal Gaynor gjyqtar rezervë.
Vendimi është marrë sot nga kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
I njëjti u është dërguar të gjitha palëve, përfshirë mbrojtjet dhe prokurorinë.