-0.4 C
New York
Friday, February 6, 2026

Buy now

Caktimi i paraburgimit për 9 ‘manipuluesit’ e votave në Prizren, Apeli e kthen rastin në rivendosje

- Advertisement -

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, duke e kthyer në rivendosje çështjen e caktimit të paraburgimit ndaj komisionerëve të dyshuar për manipulim me vota në Prizren.

Përmes vendimit të marrë më 4 shkurt 2026, Apeli ka aprovuar pjesërisht si të bazuara ankesat e mbrojtjes së të dyshuarve, raporton “Betimi për Drejtësi”, transmeton Klankosova.tv.

Sipas kësaj gjykate, ata mbeten nën masën e paraburgimit deri në marrjen e një vendimi të ri dhe se aktvendimi i ankimuar është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, lidhur me dyshimin e bazuar, në cilat prova mbështetet dyshmi i bazuar dhe arsyetimin e caktimit të kësaj mase.

Sipas Apelit, gjyqtarja e procedurës paraprake në arsyetimin e aktvendimit të ankimuar nuk ka dhënë arsyet të qarta dhe konkrete mbi bazën e të cilave do të vërtetohej dyshimi i bazuar se nëntë të dyshuarit kanë kryer veprat për të cilat dyshohen, e që do të ishte edhe bazë ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Apeli konstaton se në aktvendimin e Themelores vetëm janë listuar provat, por nuk janë analizuar e as konkretizuar veprimet individuale të të pandehurve dhe nuk janë sqaruar dhe as vlerësuar- për të vlerësuar bazën kryesore, që është dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

“Si rrjedhojë, moselaborimi i këtyre provave e bën vendimin të paqëndrueshëm dhe të pamjaftueshëm në aspektin arsyetues dhe material”, thuhet në vendim.

Apeli thotë se erdhi në përfundim që në aktvendimin e Themelores është bërë një përshkrim i mospërputhjes së votave pa sqarimin se në bazë të cilës provë është vërtetuar mospërputhja në numrin e votave.

Andaj, ka gjetur se shkalla e parë ka dështuar të japë një vlerësim të plotë dhe të arsyeshëm të provave të paraqitura gjatë procedurës, duke mos argumentuar bindshëm se si ka ardhur në përfundimin mbi ekzistimin e dyshimit të bazuar nëse të pandehurit kanë kryer veprat penale.

Në anën tjetër, Prokuroria e Apelit me parashtresë ka propozuar që ankesat e mbrojtjes të refuzohen si të pabazuara dhe të vërtetohet aktvendimi i ankimuar.

Të ngjashme

Të fundit