17.6 C
New York
Tuesday, May 6, 2025

Buy now

Cakolli zhdredhon hilen e VV-së me krahasimin e votimit të fshehtë për kancelarin e Gjermanisë me Albulena Haxhiun

- Advertisement -

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pasi zyrtarë të Vetëvendosjes krahasuan votimin e kancelarit gjerman me atë të Albulena Haxhiut.

Në një shkrim në Facebook, Cakolli ka thënë se në Gjermani votimi i fshehtë për kancelarin është rregull, jo “zgjidhje çasti”.

Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje po tenton ta ndryshojë votimin e hapur, vetëm pse mungojnë votat për Albulena Haxhiun.

“Prandaj, krahasimi i situatës aktuale në Kuvendin e Kosovës me votimin e fshehtë për kancelarin Merz në Gjermani, nuk qëndron!

Gjermania do të duhej të merrej si shembull krahasues, vetëm për arritjen e marrëveshjes politike apo diskursit të fushatës” – ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit