Ideja për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit nga qytetarët mund të jetë pjesë e një debati serioz për reformën kushtetuese në Kosovë, por në rrethanat aktuale ajo nuk ofron zgjidhje për situatën institucionale dhe rrezikun e një krize nga moszgjedhja e Presidentit në Kuvend.
Kështu ka vlerësuar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), duke komentuar amendamentet kushtetuese të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani, raporton IndeksOnline.
Sipas Cakollit, si procedura ashtu edhe përmbajtja e amendamenteve të propozuara tregojnë se ato nuk e adresojnë situatën aktuale politike.
“Në rrethanat aktuale parlamentare, arritja e një shumice të tillë është tejet e vështirë”, vlerëson ai.
Postimi i plotë:






