7.9 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Cakolli: VV po kalkulon mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare bashkë me ato lokale

- Advertisement -

Eugen Cakolli nga Demokraci në Veprim ka thënë se rezultati i zgjedhjeve i ka barrikaduar partitë, ku asnjëra s’ka interes për certifikim të rezultateve dhe formim të qeverisë së re.

“Për herë të parë kemi një rezultat që i ka barrikaduar partitë politike, në një pikë ku asnjëra nuk ka interes që të certifikohen rezultatet dhe të formohet qeveri a re. E në anën tjetër, jemi duke parë që KQZ është tërësisht indiferente dhe s’po ndërmerr asgjë për ta përshpejtuar procesin”, ka thënë ai.

Sipas Cakollit, formimi i institucioneve do të zvarritet dhe kjo i konvenon VV-së, e cila po kalkulon mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare të reja bashkë në një ditë.

“Fatkeqësisht, në bazë të disponimit të deritanishëm të partive politike, duket shumë lehtë që mund të arrijmë në skenarin që zvarritet formimi i institucioneve, kjo është në favor sidomos të VV-së, që mendoj se po kalkulon mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare bashkë me ato lokale, duke ditur se rezultatet e saj në zgjedhje lokale janë shumë më të dobëta. Ndërsa, mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në të njëjtën ditë”, ka vlerësuar ai për BlicInterview.

Cakolli thekson se rezultatet përfundimtare mund të vonojnë deri në 1 muaj.

“Unë besoj se me një trend të tillë të numërimit të votave, nuk pres që të kemi rezultate përfundimtare nga ana e KQZ-së për 3-4 javë. Mund të ndodhë që nga mesi i marsit ose fundi të kemi rezultate të certifikuara. Do të ishte ironi që të kemi rezultatet me 1 Prill, Ditën e Gënjeshtrave”, është shprehur ai.

Ai ka treguar ndarjen e deputetëve për parti dhe ndikimin që mund ta kenë votat e diasporës.

“Aktualisht zgjedhjet kanë prodhuar një rezultat ku në mesin e taborit shqiptar raporti i votave është 47 për LVV-në dhe 53 mandate për partitë tjera opozitare, 25 për PDK-në, LDK me 20 dhe AAK me 8 mandate. Meqenëse i kemi edhe 90 mijë vota të diasporës dhe me kusht, mund të kemi ndryshim por do të jetë minimal. Në versionin më optimist, VV mund t’i shtojë 2 deputetë. Nëse VV i merr 40 mijë vota të diasporës, mund të humb një mandat”, ka deklaruar Eugen Cakolli.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit