24.2 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Cakolli: Tashmë jemi në situatë të paprecedentë, me Kuvend jofunksional e jolegjitim dhe me qeveri në detyrë

- Advertisement -

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se dje u shënua një përfundim i turpshëm i një krize që u zvarrit e vetëdije.

“Një përfundim i turpshëm i një krize që u zvarrit me vetëdije. Kuvendi nuk u konstitua as në përpjekjen e 54-të, duke dështuar kësisoj në përmbushjen e obligimit kushtetues për t’u konstituar brenda 30 ditëve.”

Barra kryesore, sipas Cakollit bie mbi VV’në që ka dalë e para në zgjedhje.

“Barra kryesore e përgjegjësisë politike së gjithë këtij dështimi bie qartazi mbi subjektin politik që ka dalë i pari në zgjedhje dhe që kishte të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar Kuvendi. Por e drejta nuk mjafton kur mungon vullneti për konsensus dhe për ta çuar procesin përpara. Nga sot, nuk do të kemi më seanca me improvizime e arbitraritet, si në sagën e mbi 100 ditëve të kaluara – një periudhë që, mbi të gjitha, shpërfaqi mungesën e përgjegjësisë politike dhe refuzimin e kompromisit si vlerë demokratike.”

Ai ka thënë se Kosova tash është në një situatë të paprecedentë.

“Tashmë jemi në një situatë të paprecedentë, me një Kuvend jofunksional e jolegjitim dhe me një qeveri në detyrë, të zgjedhur nga legjislatura e parafundit – anëtarët e së cilës nuk kanë as autoritet ligjor për vendimmarrje. Qytetarët nuk e kanë merituar një shtet në pauzë për shkak të llogarive të ngushta partiake.”

Të ngjashme

Të fundit