Procesi i numërimit të votave në Kosovë po përballet me vonesa të konsiderueshme, dhe sipas Eugen Cakollit nga Demokracia në Veprim, një nga arsyet kryesore është presioni që po ushtrohet nga vëzhguesit e partive politike.
Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Rubikon”, Cakolli theksoi se ndërhyrjet e vëzhguesve dhe insistimi për të rishikuar votat, edhe kur ato janë qartazi të vlefshme apo të pavlefshme, po shkaktojnë vonesa të panevojshme.
“Procedura e verifikimit, marrja me secilin vendvotim dhe lejimi i ndërhyrjeve edhe nga vëzhguesit siç e pamë edhe rastin e incidentit të djeshëm në Prishtinë ku, për shkak të një vote që ishte tërësisht e vlefshme, por insistimit të vëzhduesve komisionerëve, të njëtit u vunë në presion dhe pastaj po detyrohen që t’i numërojnë me një kujdes që është i panevojshëm. Pra votat ishin qartazi të vlefshme dhe të tjerat të pavlefshme, por tendenca për t’u marrë me secilën prej tyre është duke e vonuar procesin.” – tha ai.