16.6 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

Cakolli për garën në Gjilan: Arbër Ismajlit i duhen 50% të votave të diasporës për ta siguruar balotazhin

- Advertisement -

Eugen Cakolli nga Instituti i Demokratik i Kosovës (IDK) parasheh që gara në Gjilan për kryetar komune mund të përfundojë qysh në rundin e parë.

Kjo pas procesimit dhe numërimit të votave nga diaspora, që sipas tij, janë rreth 3000 votues të regjistruar nga jashtë.

Madje sipas tij, kryetarit aktual të Gjilanit, Alban Hysenit, i duhen vetëm 92 vota që ta përfundojë garën qysh tani.

“Me votat që janë procesuar deri më tani, Gjilani del që është në prag të kalojë poa balotazh. Alban Hysenit i duhen vetëm 92 vota që të kalojë pa balotazh. Janë 2000 votues jashtë vendit, të regjistruar për të votuar në Gjilan. Mbetet të shihet sa është numri i tyre, por zakonisht përqindja shkon në 70-80%. Nëse veç i ndjekim trendët e zgjedhjeve deri më tani, gjasat janë që Gjilani me qenë komunë tjetër e cila përfundon pa balotazh në favor të Alban Hysenit, por që varen edhe votat me kusht, të cilat ndonëse nuk janë shumë në numër, mund të rrisin numrin e votave që janë jashtë vendit”, u shpreh ai.

Të ngjashme

Të fundit