Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës qysh pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe para certifikimit të zgjedhjeve, kishte insistuar se po shkelej Ligji për Qeverinë me faktin se ministrat e Qeverisë Kurti kishin vendosur të mbajnë edhe pozitën e deputetit.
Megjithatë një praktikë e tillë e mbajtjes së dy posteve në të njëjtën kohë ka vazhduar dhe ministrat e Qeveria kanë nxjerrë edhe vendime.
Gjykata Supreme e Kosovës në një vendim të nxjerrë sot, e ka hedhur poshtë një udhëzim administrativ i nënshkruar nga Hekuran Murati, meqë konstaton se Murati që nga certifikimi i zgjedhjeve figuron si deputet dhe s’ka legjitimitet për të nxjerrë vendime.
Lidhur me këtë vendim të Supremes, në një përgjigje për Express ka folur Eugen Cakolli i KDI-së. Ai madje thotë se Kurti e ministrat as s’bën që të takohen në mbledhje të Qeverisë.
“Sipas vleresimit tim, këta as nuk duhet të takohen më në Qeveri”, ka thënë Cakolli.