16.8 C
New York
Saturday, April 26, 2025

Buy now

Cakolli: Nuk mund të shpallen zgjedhje të parakohshme pa u konstituuar Kuvendi

- Advertisement -

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se pa u konstituuar Kuvendi, herdokur, nuk mund të shpallen zgjedhje të parakohshme.

Në një postim në Facebook ai shprehet se Kuvendi nuk konstituohet me thirrje apo mbledhje, por vetëm me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve.

“Afati kushtetues 30-ditor është për thirrjen dhe mbajtjen e seancës konstituive, jo për përmbylljen e konstituimit – dhe ky afat është konsumuar që më 15 prill. Çdo interpretim tjetër është ose keqkuptim, ose tentativë për t’i ikur dështimit politik”, shkroi Cakolli.

Ai tutje shtoi se zgjedhjet e reja nuk shkaktohen automatikisht nga dështimi për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, meqë kushtetuta nuk njeh një rrugë të tillë të shkurtër.

“Nëse mungon shumica, zgjedhjet mbeten opsion politik – por absolutisht jo pasojë kushtetuese. Deri atëherë, pa shumicë, nuk ka Kryetar, nuk ka Kuvend funksional dhe nuk ka as afat që e ‘rregullon’ vetvetiu problemin. Mbi të gjitha, edhe rruga drejt zgjedhjeve – nëse palët dakordohen për to – kalon përmes konstituimit të Kuvendit”, theksoi Cakolli.

Sot u mbajt seanca e katërt me radhë që ka dalë në votim e propozuara  e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulen Haxhiu, e cila nuk mori vota të mjaftueshme as sot. Seanca tjetër mbahet pas 48 orësh, të dielën.

Të ngjashme

Të fundit