Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, ka thënë se ekziston mundësia që Lëvizja Vetëvendosje të duhet të bëjë koalicion me Listën Serbe.
Kjo për faktin se partia e serbëve të Kosovës mund të fitojë të paktën 10 mandate.
“Ekziston mundësia që Lista Serbe t’i fitojë të paktën 10 mandate, e që do ta komplikonte jashtëzakonisht procedurën e zgjedhjes së qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje atëherë do duhej të hynte në koalicion me Listën Serbe, që publikisht kanë mohuar një gjë të tillë”.
“Dhe nëse Lista Serbe nuk do ta propozonte një emër për ministër, atëherë zgjedhja e qeverise do të konsiderohej jokushtetuese, që do të prodhonte një prej krizave më serioze që kemi pasur ndonjëherë”, deklaroi Cakolli në Kiks Kosova. /Klankosova.tv