13.7 C
New York
Thursday, May 29, 2025

Buy now

Cakolli: Nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet “plan politik”, atëherë çka mbetet nga drejtësia?

- Advertisement -

Eugen Cakollli nga KDI ka pyetur se nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet si “plan politik”, atëherë çka mbetet nga drejtësia.

Ai ka thënë se nuk është hera e parë që një rast potencial i korrupsionit të profilit të lartë etiketohet menjëherë si sulm politik.

Deklarata e tij vjen pasi u intervistua nga Prokuroria ministri në detyrë i Bujqësisë Faton Peci.

“Nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet “plan politik”, atëherë çka mbetet nga drejtësia? Nuk është hera e parë që një rast potencial i korrupsionit të profilit të lartë etiketohet menjëherë si sulm politik. Jo mbi baza të ndonjë shkeljeje procedurale apo mungese provash, por thjesht sepse prek dikë brenda pushtetit. E kur kjo ndodh paralelisht me përpjekjet për të reformuar sistemin prokurorial, shfaqet një prirje shqetësuese për kontroll mbi drejtësinë, përmes delegjitimimit të saj – duke shpallur çdo prokuror që guxon si “të kapur”, dhe institucionet si pjesë të ndonjë skeme kundër qeverisë”.

“Sepse në thelb, po përpiqen të na bindin se drejtësia është e mirë vetëm kur nuk i prek. Dhe hetimet janë legjitime vetëm kur godasin kundërshtarët. Në fund të fundit, çështja nuk është a është fajtor filan ministri apo ministresha, sepse për këtë ekzistojnë hetimet dhe fjalën e fundit e thonë gjykatat. Por kur politika i del përballë drejtësisë si mur, çdo fjalë për transparencë e integritet kthehet në hipokrizi”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit