Eugen Cakolli nga KDI në një intervistë dhënë për dokumentarin “Expose” ka folur në lidhje me situatën politike në vend pas vendosjes së masës së përkohshme nga Kushtetuesja pas nxjerrjes së dekretit nga Presidentja Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Cakolli tha se në këtë situatë ka qenë i vetmi opsion i cili ka garantuar që asnjëra palë nuk do të kryejë ndonjë shkelje të pariparueshme të procesit.
Por sipas tij një masë e tillë do t’a cënoj rolin ligjvënës dhe atë mbikqyrës të Kuvendit./
“Pas situatës së krijuar me dështimin e Kuvendit për t’a zgjedhur Presidentin brenda afatit 30-ditor dhe shpërndarjes së Kuvendit nga ana e Presidentes Osmani ndodheshim në një situatë të paqartësisë Kushtetuese në raport me të gjitha zhvillimet. Unë besoj se Gjykata përkundër faktit që ka prodhuar një lloj pezullimi jo vetëm të punës së Kuvendit si të tillë por të gjitha proceseve ligjvënëse aty. Unë besoj se në këtë situate ka qenë i vetmi opsion i cili ka garantuar që asnjëra pale nuk do të kryejë ndonjë shkelje të pariparueshme të procesit dhe të procedurava përkatëse.Në këtë drejtim masën e shoh në funksion të garantimit të vijimësisë institucionale pa patur shkelje kushtetuese sepse po të ishte e kundërta, po t’i lejohej Kuvendit vendimarrja, e pastaj në varësi të Gjykatës Kushtetuese respektivisht vendimarrjes së saj do të mund të vinim në pikën kur të gjitha vendimet e Kuvendit do të mund të ishin kundër-kushtetuese apo anasjelltas, siç ishte ta zëmë rasti me zgjedhjen e nënkryetarit kun ë mungesë të një mase të përkohshme nga Gjykata, Kuvendi ishte konsideruar i konstituuar,ndonëse në shkelje kushtetuese, dhe që pastaj të gjitha vendimet e tjera përfshirë mandatimin e kandidatëve për Kryeministër, shpalljen e zgjedhjeve, mbajten e tyre etj…. i bie që janë zhvilluar në një situatë të shkeljes kushtetuese.Normalisht kjo do t’a cënoj rolin ligjvënës dhe atë mbikqyrës të Kuvendit sepse në njërën anë, masa si e tillë nuk do të vlejë për qeverinë, pra Qeveria do të mund të vijoj punën me kapacitet të plotë por që normalisht besoj se ky është çmimi që duhet paguar për qartësimin e një situate ndonëse sipas vlerësimit tonë është dashur që për temat e interest nacional, siç është çështja e zgjedhjes së Presidentit, të ketë një consensus paraprak” deklaroi Cakolli.
Ai pohoi se pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit ka qenë e qartë që asnjë prej forcave politike nuk do të ketë mundësi që t’a zgjedh Presidentin pa patur një dakoordim më të gjerë politik.
“Realisht pas rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit ka qenë e qartë që asnjë prej forcave politike nuk do të ketë mundësi që t’a zgjedh Presidentin pa patur një dakoordim më të gjerë politik. Me deklarimet e parties fituese të zgjedhjeve, që nuk janë të interesuar që çështjen e Presidentit t’a bëjnë pjesë të marrëveshjes politike për Qeveri ka qenë deri diku e pritur që mund të arrijme në një pike të tillë. Megjithatë unë besoj që me përvojën parlamentare që ka kalu Kosova, besoj se jemi në pjekje të rrethanave politike ku do të duhej t’a përbrendësonim idenë e konsensusit dhe marrëveshjes politike për çështje të tilla të ndjeshme” deklaroi Cakolli.






