Eugen Cakolli ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në zgjedhjet e fundit është parë si fajtore për formimin e qeverisë dhe nuk ka ofruar asnjë zgjidhje konkrete pas zgjedhjeve.
Sipas Cakollit, qendirmi i Lumir Abdixhikut nga qëndrimi për dorëheqje te vota e besimit është një indikacion i qartë se drejtuesit e saj nuk kanë pasur mendimin për t’u larguar nga skena politike.
Ai thekson se në këto zgjedhje, LDK-ja është paraqitur si parti fajitore që nuk ka ofruar zgjidhje zgjedhore, duke vepruar si pengesë në procesin e formimit të qeverisë, si nga partia e parë ashtu edhe nga partitë opozitare.
“Zhvendosja nga dorëheqja te vota e besimit është indikacion i qartë se nuk ka pasur mendim për largim. LDK-ja në këto zgjedhje është paraqitur si parti fajitore që nuk ofroi zgjidhje dhe ishte njëra nga pengesat kryesore në formimin e qeverisë,” ka deklaruar Cakolli në Click në RTV21.






