12.2 C
New York
Wednesday, April 16, 2025

Buy now

Cakolli: Kryeministri nuk mund të japë dorëheqje në emër të 15 ministrave

- Advertisement -

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se letra që kryetari i VV-së Albin Kurti e ka dorëzuar, nuk është dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Ai tutje ka shtuar se letra e Kurtit kishte dy probleme.

”Kryeministri nuk mund të jep dorëheqje në emër të 15 ministrave tjerë. Ligji për qeverinë e obligon individualisht të gjithë deputetët që kanë pozita ministrore të japin dorëheqje”, tha Cakolli.

Ai ka deklaruar se Albin Kurti është dashur të jap dorëheqje para tre jave, kur është bërë certifikimi i zgjedhjeve.

Sipas tij, me këtë veprim, KQZ ka shkelur ligjin.

“Kryeministri Kurti, së bashku me ministrat e tij, është dashur që dorëheqjet e tyre t’i ofronin një ditë para certifikimit të zgjedhjeve, para tre javësh. KQZ, edhe njëherë, ka abstenuar nga përgjegjësitë e saj. KQZ ka shkelur ligjin”, tha Cakolli, për RTV21.

Të ngjashme

Të fundit