Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka kritikuar KQZ-në rreth procesit të numërimit të votave të diasporës.
Ai ka bërë me dije se ky institucion duhet të tregojë se kur do të përfundon numërimi i votave të atyre që kanë votuar në ambasada dhe konsultat e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Cakolli ka shkruar se ky proces po ecën shumë ngadalë.
“Sot është e premte, e KQZ-ja po tregon se sa vendvotime janë numëruar deri të mërkurën në mesnatë, pra para dy dite – informacion ky që tashmë publiku veçse e ka. Numërimi edhe mund të jetë transparent, por në raport me publikun, KQZ-ja ka qenë aq sa jotransparente, aq edhe jollogaridhënëse. Është domosdoshme që KQZ-ja t’i informojë qytetarët se pse nuk janë procesuar në uebfaqe të gjitha rezultatet, e mbi të gjitha, të tregojë se kur do të përmbyllet numërimi i të gjitha votave (mbi 75 mijë të mbetura) me një tempo të tillë – të ngathët – të punës!”, ka shkruar Cakolli.