7.2 C
New York
Saturday, March 22, 2025

Buy now

Cakolli: Ja pse isha kundër Dardan Sejdiut dhe kush mendoj se duhet të jetë nënkryetar i Prishtinës nga PDK

- Advertisement -

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli ka renditur 5 pika në kundërshtimin e tij që Dardan Sejdiu të emërohet nënkryetar i Prishtinës – nën logon e PDK-së.

Postim i plotë:

Ja pse isha kundër Dardan Sejdiut dhe kush mendoj se duhet të jetë nënkryetar i Prishtinës nga PDK.

  1. Në radhë të parë dua ta përshëndes refuzimin e Dardan Sejdiut për të qenë nënkryetar i Prishtinës. Vlerësim maksimal për vendimin ku ndergjegjja e tij ka mbizotruar përballë dëshirës së dikujt tjetër. Kundërshtimi im ka qenë krejt parimor, sepse unë nuk kisha ambicie për atë pozitë, as për veten e as për miqtë e mij brenda partisë.
  2. Mendoj se pozicioni i nënkryetarit të komunës është pozicion puro politik dhe duhet të jetë adresë politike në radhë të parë për qytetarët e Prishtinës e pastaj edhe për votuesit e PDK. Prandaj ky pozicion duhet të mbulohet nga një personalitet i fuqishëm dhe me integritet i degës.
  3. Mendoj se në këtë pike ku kemi arritur, si dhe duke pasur parasysh faktin se kush brenda strukturave të degës ka ambicie për pozitën e nënkryetarit, jam plotësisht i bindur se zgjedhja më e mirë për nënkryetar të Komunës sê Prishtines do të ishte Blerand Stavileci, si një politikan me përvojë të gjatë politike.
  4. Blerand Stavileci ka qenë ndër bashkëpuntorët më të afërt të dy ish liderëve të PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, dhe poashtu një ndër bashkëpuntorët më të afërt të kryetarit aktual Memli Krasniqi. Përgjegjësitë që ka mbajtur në qeverisje të ndryshme ka treguar cilësi dhe ndershmëri si bartës i institucioneve.
  5. Unë në qarqe politike brenda PDK-së, nuk njihem si njeri i afërt i Blerandit, përkundrazi shume herë kam pas pikëpamje të kundërta me të, por për mua ai mbetet një bashkëpuntor shembullor institucional!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit