22.7 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Cakolli: Ideja që zgjedhjet parlamentare dhe lokale të mbahen në të njëjtën ditë, e papërgjegjshme

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar ndaj idesë që zgjedhjet e parakohshme nacionalen të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale.

Ai ka vlerësuar se një gjë e tillë e papërgjegjshme.

Në profilin e tij në “Facebook”, Cakolli ka shkruar se mbajtja përnjëherë e dy palë zgjedhjeve rrezikon të dëmtojë seriozisht cilësinë e procesit zgjedhor dhe përfaqësimit demokratik.

“Ideja që zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale të mbahen në të njëjtën ditë është e papërgjegjshme dhe rrezikon të dëmtojë seriozisht cilësinë e procesit zgjedhor dhe përfaqësimit demokratik. Tri fletëvotime për çdo qytetar, tri nivele kandidatësh, procedura të ndërlikuara, komisionerë të papërgatitur, ngarkesë për trupat menaxhuese të zgjedhjeve, dy lloj fushatash – dhe mbi të gjitha, paqartësi e madhe për votuesin. Për më tepër, rriten gjasat për gabime “teknike”, vota të pavlefshme, kontestime dhe rinumërime të gjata”, ka shkruar Cakolli.

Sipas tij, kjo ide e VV-së ka një qëllim të caktuar.

“Ky skenar nuk po shtyhet përpara sepse është i arsyeshëm, por sepse partitë politike, e sidomos partia e parë, po kërkojnë një “zgjidhje” për krizën që vetë e kanë krijuar. Në vend që të merren vesh mbi bazën e mandatit të fituar më 9 shkurt, po orientohen drejt një formule që përzien dy procese të ndara, vetëm për të krijuar një rifillim artificial. Dhe nëse rezultati i zgjedhjeve parlamentare pritet të jetë përafërsisht i njëjtë, atëherë kjo është thjesht një manovër për të zbutur tensionet dhe retorikën, për të larë vijat e kuqe, dhe për të justifikuar një bashkëpunim që sot po refuzohet. Zgjedhjet janë mjet i demokracisë – por nuk mund dhe nuk duhet të përdoren për të zëvendësuar përgjegjësinë politike”, ka shkruar Cakolli.

Të ngjashme

Të fundit