22.9 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Cakolli i KDI-së: Kuvendi nuk vetëkonstituohet, pa marrëveshje s’ka shumicë e as konstituim

- Advertisement -

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerësoi se ngërçi në Kuvend nuk është procedural, por është politik.  Ai tha se nuk zgjidhet me “konsultime” të thirrura 30 minuta para seancës, nga Kryesuesi që është aty vetëm pse është më i vjetri në moshë, e jo sepse përfaqëson ndonjë autoritet politik vendimmarrës.

“Konsultimet me peshë thirren nga lidershipi partiak. Dhe nëse Lëvizja Vetëvendosje ka vërtet vullnet për konstituim, duhet të punojë më seriozisht për një marrëveshje apo kompromis – jo të përsërisë një kandidaturë pa shumicë dhe të presë që numrat të ndryshojnë vetvetiu.

Sepse Kuvendi nuk vetëkonstituohet. Pa marrëveshje, nuk ka shumicë e as konstituim. Dhe sa më shumë përsëriten seanca me të njëjtin rezultat, aq më qartë bëhet që kjo fazë komode – pa afate dhe pa përgjegjësi – po iu përshtatet më shumë se zgjidhja vetë”, tha Cakolli i KDI-së.

Të ngjashme

Të fundit