9.1 C
New York
Friday, January 9, 2026

Buy now

Cakolli: Gjasat për zgjedhje janë reale, mund të mbahen në javën e dytë të prillit

- Advertisement -

Eugen Cakolli nga KDI, nuk e përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve në prill të 2026.

Siç vlerësoi ai, mosgatishmëria e liderit të LVV-së, Albin Kurti, që të ketë një koalicion me ndonjë parti për postin e presidentit, bën që gjasat për zgjedhje janë reale.

“Megjithëse unë besoj që mund të gjendet ndonjë zgjidhje deri në atë kohë, por nëse do të kemi zgjedhje, ato do të mbahen në javën e dytë të muajit prill, respektivisht diku nga data 1 deri më 20 prill”, tha ai në emisionin Click në RTV21.

Sipas tij, presidenti duhet të votohet më së largu deri më mars, ose vendi do të shkojë automatikisht drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Të ngjashme

Të fundit