11.9 C
New York
Monday, November 10, 2025

Buy now

Cakolli: Fuqia politike matet me buxhet, jo veç me numrin e komunave

- Advertisement -

Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale.

Cakolli tha se peshën reale politike të partive duhet ta përcaktojë buxheti që ato do të menaxhojnë në nivel lokal, e jo vetëm numri i komunave të fituara.

Me anë të një postimi publik, ai argumentoi se “fuqia politike nuk matet vetëm me numrin e komunave, por me madhësinë e përgjegjësisë që secila parti do të mbajë – pra, me buxhetin që do të qeverisë.”

Duke u bazuar në të dhënat e buxheteve komunale për vitin 2026, ai ka paraqitur përllogaritjet sipas partive:

LDK → 7 komuna me buxhet rreth €272 milionë;

PDK → 6 komuna me buxhet rreth €195 milionë;

LVV → 7 komuna me buxhet rreth €171 milionë;

AAK → 5 komuna me buxhet rreth €119 milionë.

Sipas tij, këto shifra tregojnë se LDK-ja do të qeverisë rreth një të tretën e buxheteve komunale të Kosovës, ndërsa PDK dhe LVV kanë peshë të ngjashme, dhe AAK ruan pozicion të qëndrueshëm me komuna të mesme e buxhete solide.

“Matja mbi këtë premisë është ndër më objektivet për të analizuar ndikimin politik në nivel lokal,” ka përfunduar Cakolli.

Të ngjashme

Të fundit