Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë dorëzuar vetëm gjashtë ankesa brenda afatit ligjor 48-orësh pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Këtë e ka bërë të ditur Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim përmes një postimi në Facebook.
Sipas Cakollit, tre nga ankesat janë parashtruar nga një kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dy nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dhe një nga koalicioni PDAK-LPB.
Shumica e këtyre ankesave, lidhen me votimin me postë nga diaspora, ku palët kërkojnë anulimin ose përsëritjen e tij, bëri të ditur Cakolli.
Postimi:
Në PZAP, brenda afatit ligjor 48-orësh, janë parashtuar vetëm 6 ankesa.
Tri prej tyre janë nga një kandidat nga radhët e PDK-së; dy nga Lëvizja Vetëvendosje; si dhe një tjetër nga koalicioni PDAK-LPB.
Shumica e këtyre ankesave kanë të bëjnë me votimin me postë jashtë vendit: duke kërkuar respektivisht anulimin dhe përsëritjen e tij.